Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lulzim Aliu: Qeverisja lokale është përvojë e domosdoshme për ata që synojnë pushtetin qendror

Gazeta10
14 December 2025 - 22:02

Lulzim Aliu, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ishte këtë të diel i ftuar në emisionin Adresa, ku foli për rëndësinë e qeverisjes lokale dhe rolin e saj në përgatitjen e kandidatëve për nivelin qendror të pushtetit.

Aliu theksoi se është e rëndësishme që qeverisja lokale të shihet nga perspektiva e qytetarëve dhe jo vetëm nga këndvështrimi i një qyteti apo i një zyrtari të vetëm. Sipas tij, përvoja në nivel lokal u jep politikanëve një kuptim më të drejtpërdrejtë të nevojave reale të qytetarëve.

“Është e mirë që edhe qeverisja lokale të shihet ndryshe prej qytetarëve, jo vetëm prej një qyteti ku vepron një zyrtar. Unë besoj që qeverisja lokale është një përvojë e jashtëzakonshme për një kandidat. Madje mund të themi që kandidatët që e synojnë qeverinë qendrore duhet patjetër të kalojnë nëpër nivelin lokal,” u shpreh Aliu.

Ai shtoi se përvoja në komunë ndihmon në ndërtimin e përgjegjësisë politike, transparencës dhe aftësisë për të marrë vendime që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm drejt një qeverisjeje më të mirë në nivel kombëtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.