Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lumi Llap dëmton tokat bujqësore në Penuh të Podujevës

Gazeta10
31 March 2023 - 8:28

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi, është raportuar se lumi Llap në Podujevë ka dëmtuar tokat bujqësore.

Njëri nga banorët e fshtatit Penuh ka treguar edhe për dëmtimet e mëdha që i ka shkaktuar ky lum në tokat bujqësore.

“Ne si fshat jemi të rrezikuar nga lumi Llap, ky lum neve banorëve po na vërshon në shtëpia dhe në tokat bujqësore”, tha ai.

Banori tregon se ka bërë ankesë edhe në komunën e Podujevës por që nuk kanë ndërrmarr masa.

“Kërkesa e vetme ka qenë që ky lum mos të na bëjë dëme në shtëpia, dhe të mos jemi të rrezikuar çdo herë, tha banori.

Ai shton se përshkak të daljes nga shtrati të këtij lumi ata nuk mund ti punojnë tokat e tyre./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=bSJORBzAzng

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.