Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lumir Abdixhiku bashkë me Imri Ahmetin bëjnë iftar në një odë në Lipjan

Gazeta10
08 April 2024 - 0:03

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, sonte kanë bërë iftar në një odë.

Ahmeti thotë se sonte qëndruan në odën e Baca Ruzhdi tashmë i ndjer i cili la pas vete thesar të madh të kontributeve në çështjen kombtare, ai ishte pajtues e pleqnar i shumë ngatërresave ndërshqiptare.

Postimi i tij:

Sonte në Odën e Ruzhdi Shabanit u pritëm nga familjarët e bacës Ruzhdi në një iftar bashkë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhikun dhe veprimtar të tjerë, në konakun ku janë zhvilluar shumë aktivitete e takime të rëndësishme të organizimeve shqiptare.

Kjo Odë njihet për bujarin tradicionale, humanizmin dhe mikëpritjen e familjes Shabani, andaj mirënjohja dhe falënderimi i pafund për vlerat dhe kontributet e përhershme të familjes Shabani.

Baca Ruzhdi tashmë i ndjer la pas vete thesar të madh të kontributeve në çështjen kombtare, ai ishte pajtues e pleqnar i shumë ngatërresave ndërshqiptare, u angazhua fortë e pahezitim në të gjitha proceset politike të organizimeve shqiptare, ishte edhe deputet i parlamentit të Republikës së Kosovës, andaj sot shtatorja e tij në qytetin e Lipjanit na referon mbi veprimtarin e humanizmin e tij dhe familjes Shabani.

Më pas bashkë me kryetarin Abdixhiku na priti në Odën e tij veprimtari Haki Lahu. Konaku i tij ishte vend i përhershëm i takimeve të rëndësishme të veprimtarive politike në të gjitha fazat e zhvillimit shoqëror. Bujaria e humanizmi i familjes së Haki Lahut janë vlera të përhershme familjare.

Qofshi te bekuar!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.