Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushtaku e sheh pozitiv largimin e Lajçakut: Ndërmjetësimin e tij e kemi kundërshtuar që nga filllimi si parti politike

Gazeta10
01 July 2024 - 18:15

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka thënë se mirëpret vendimin e largimit të dy ndërmjetësuesve aktual të dialogut, Miroslav Lajçak dhe Borell.

Lushtaku në emisionin Raport të Kanal 10, tha se largimi I Lajçkut në veçanti është pozitiv pasi shteti nga ai vjen nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

 “Unë besoj që është pozitive largimi i Lajçakut por edhe i Borellit, por i Lajçakut në veçanti sepse ne e kemi kundërshtuar që nga filllimi si parti politike, sepse ai vjen na shtet që nuk e njeh Kosovën dhe nuk mund të jetë i paanshëm në dialog, në këtë aspekt ne e kemi që të vie një përfqësues i një shteti që njeh Kosovën dhe ka panëshmëri në procesin e dialogut”, deklaroi ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.