Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lushtaku ka disa fjalë për Gramos Shalën: Një gjyqtar si ai po i bën vetëm dëm futbollit kosovar

Gazeta10
10 Mars 2024 - 22:54

Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë fundjavë, duke trajtuar tema të ndryshme.

Kësaj here fokusin kryesor e kemi te ‘gabimet’ e gjyqtarëve në ndeshjet e fundit, sidomos në ndeshjet e xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.

Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Muhamet Dragusha, Blendi Memaj dhe Shpëtim Murtezi.

Gramos Shala po thuhet se ka bërë gabim me vendimin e dhënë për penalti në të mirë të Llapit, nga e cila shënoi Muhamet Hyseni për fitoren e vendasve.

Ndeshja përfundoi 2-1 për ekipin e Tahir Batatinës, kështu duke vazhduar garën për titull, gjersa Gjilani mbetet ende në pozitën e barazhit.

Trajneri i futbollit, Tahir Lushtaku ka disa fjalë për gjyqtarin e ndeshjes mes Llapit e Gjilanit.

“Një gjyqtar si Gramos Shala i bën vetëm dëm futbollit kosovar, nuk kam asgjë personale me personin në fjalë, mirëpo nuk është hera e parë dhe e vetme që ka gabuar, ka qenë pjesë edhe e shumë skandaleve tjera në futbollin tonë, andaj mendoj sa më herët që largohet nga ky profesion, aq më mirë për ne.” – tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.