Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lushtaku: Nuk kam pasur ofertë për ta drejtuar përsëri Drenicën

Gazeta10
06 March 2023 - 0:08

Në emisionin “Kampionët” i pranishëm si i ftuar ka qenë edhe ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku.

Gjatë diskutimit për fitoren e parë të Drenicës në pranverë, Lushtaku iu përgjigj pyetjes se a do ta kishte marrë drejtimin e skuadrës nga Skenderaj në gjendjen e tanishme.

“Nuk kam pasur ofertë nga klubi për ta drejtuar përsëri Drenicën.”, thotë Lushtaku.

Tutje, Lushtaku shpjegon edhe arsyen se pse u largua nga Drenica herën e fundit.

“Nuk jam pajtuar me shumë çështje në atë klub, si në aspektin financiar, atë të transferimeve etj., andaj edhe kam dhënë dorëheqje.”, shtonte tutje trajneri i futbollit, Lushtaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.