Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lushtaku – Sveçlës: Kam shpresuar se do të japësh dorëheqje

Gazeta10
02 December 2022 - 11:09

Deputeti nga PDK, Mërgim Lushtaku ka thënë se vrasja e 35-vjeçares shtatzënë bie edhe në përgjegjësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, raporton Gazeta10.

Deputeti Lushtaku, sot në komisionin ku po shqyrtohet projektligji për Zyrtarët Publik dhe ai për Pagat, dhe po merr pjesë ministri Xhelal Sveçla, ia tha në sy se kanë shpresuar në dorëheqjen e tij morale për vrasjen që ka ndodhur të mërkurën në hapësirat e QKUK-së.

“Shpresa jonë ishte që ju ministër Sveçla të jepni dorëheqje nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme”, theksoi Lushtaku.

Ai akuzoi Sveçlën edhe për ikjen e shumë qytetarëve nga vendi dhe rritjen e rasteve të dhunës në familje.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administrartës Publike, Xhelal Sveçla iu përgjigj se nuk është e drejtë me keqpërdorë sot tragjedinë familjare e shoqërore në kuvend./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.