Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushtaku tjetër i reagon ashpër VV për videon kundër opozitës: Nuk dini, jeni qyqarë

Gazeta10
04 October 2022 - 10:19

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ndaj videos së publikuar të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kritikuar opozitën, duke thënë se është duke u rigrupuar dhe se lufta e saj ndaj shtetit ka kaluar në një nivel tjetër.

Për këtë, Lushtaku po thotë se partia në pushtet po e përdor strategjinë “mbrojtja më e mirë është sulmi”.

“Kjo thënie i përshtatet më së miri Albin dështakut, i cili mundohet t’i mbulojë dështimet e njëpasnjëshme të qeverisjes së tij me një video-mesazh ku mundohet t’i hedhë fajet tek opozita”, ka shkruar Lushtaku. Për më tepër, ai i është drejtuar qytetarëve me një thirrje që, sipas tij, t’i japin fund demagogjisë së Kurtit.

“Ju që po përballeni çdo ditë me vështirësi të mëdha ekonomike, si pasojë e injorancës dhe arrogancës së Qeverisë Kurti II, ju që besuat në Vetëvendosjen për të qeverisur vendin, në qeverisjen e ashtuquajtur të shpresës, tani është momenti i reflektimit, tani është momenti që t’i thoni mjaft më demagogjisë, mjaft më përrallave!”. 

Lushtaku ka shkruar se Qeveria Kurti i ka të gjitha në dorë, por ka dështuar dhe po vazhdon të dështojë në ringjalljen ekonomike, në shëndetësi, arsim, siguri, në luftën e shumë përmendur kundër korrupsionit, luftën kundër nepotizmit e me radhë në fusha tjera.

“Video-mesazhet e tyre tregojnë vetëm një gjë, që kanë humbur në qeverisjen e tyre imagjinare sepse realiteti iu ka dalë ndryshe, kanë dështuar dhe po dorëzohen sepse nuk dinë dhe janë qyqarë!”.

Reagimi i deputetit Lushtaku erdhi një ditë pas reagimit të babait të tij kur e quajti Kurtin – Kurtoviq.

Ndaj videos së fundit që bëri LVV kundër opozitës kanë reaguar ashpër të targetuarit.

Reagimet erdhën nga PDK, LDK e AAK. Pati të tillë që videon e cilësuan edhe agjitacion dhe shpërndarje gënjeshtrash./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.