Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Ma ke njollosë emrin babës”, i thotë Artani Stresit me kthimin e fanellës së Cimës

Gazeta10
22 January 2023 - 16:29

Prej natës së fundit të spektaklit prime të “Big Brother VIP Kosova”, raportet mes Stresit dhe Artanit janë ftohur dukshëm.

Kësisoj, krisja e raporteve mes dyshes ka rezultuar edhe me kthimin e fanellës me fotografinë e aktorit të ndjere, Rasim Thaqit – Cimës, të cilën Artani ia kishte dhuruar Stresit.

E ky gjest duket ta ketë prekur goxha shumë Artanin, i cili i ka thënë Stresit se “me këtë veprim e ke njollosë emrin e babës tem”. Por të njëjtin veprim Stresi e ka quajtur “si  më të mirin që e ka bërë”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.