
Anglia dhe Harry Maguire vërtet beson se mund ta fitojnë Kupën e Botës, për dallim nga vitit 2018 kur ju mungonte vetëbesimi dhe fati.
Skuadra e Gareth Southgate arriti në gjysmëfinale të Botërorit në Rusi para katër viteve dhe tani përballet me Francën në çerekfinale në Katar të shtunën.
Pasi e arriti finalen e Kampionatit Evropian 2020, Maguire thotë se në mendësitë e lojtarëve anglezë ka një ndryshim pozitiv që prej atëherë.
“Mendoj se një gjë që mund ta them është se ka shumë dallime nga skuadra e vitit 2018 me skuadrën e tanishme. Mendoj se tani ne vërtet besojmë se është e mundur të fitojmë Botërorin”, tha kapiteni i Manchester Unitedit.