
Futbollisti i Manchester Cityt, Riyad Mahrez, është pajtuar me kushtet e ofruara nga Al-Ahli, për t’u transferuar te skuadra e elitës së futbollit të Arabisë Saudite.
Algjeriani ka kontratë me skuadrën angleze dhe mbetet të shihet nëse Manchester City do të merret vesh me klubin arab për shitjen e tij.
Bisedimet mes klubeve pritet të ndodhin në 48 orët e ardhshme.
Al-Ahli deri tani ka transferuar Roberto Firminon nga Liverpooli dhe Edouard Mendyn nga Chelsea.