
Trajneri i xhudos Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka treguar se së bashku me xhudistën Majlinda Kelmendi do të jenë për vizitë në Holandë ku do të takohen me zyrtarët e këtij shteti për promovimin e suksesit të Kosovës në xhudo, raporton Gazeta10.
Gjithashtu ata do ta shfrytëzojnë rastin të takojnë edhe ish presidentin Thaçi dhe ish kryeparlamentarët, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Ai ka shtuar se krerët e UÇK-së do të dalin fitues nga kjo betejë.
“Ashtu është edhe beteja e radhës së krerëve të UÇK-së, të cilët do të dalin fitues nga një betejë e pabarabartë, që burimin e kanë në raportin skandaloz dhe të padrejtë të senatorit Dick Marty”./Gazeta10