
Sportistja më e sukseshme kosovare, Majlinda Kelmendi i dha fund karrierës së saj si xhudiste mirëpo nuk u nga nga xhudoja pasi tani po ushtron rolin e trajnerës në shkollën ku ajo u rrit si xhudiste.
Kelmendi në Prime Time në Kanal10 duke folur për rolin e ri të saj deklaroi se është me fat se prap edhe në këtë rol e ka afër Driton Kukën dhe shpreson që karrierën që e ka pasur si sportiste ta ketë edhe si trajnere.
“Si asisten trajnere e Toni është realisht shumë vështirë. Tash pas afërsisht një viti kam filluar me gjetë vetën. Është shumë ndryshim i madh mes të qenit garues dhe trajnere. Kemi pasur shumë shpeshë debate me Tonin se a është më vështirë me qenë trajnerë apo garues mirëpo unë gjithmonë kam insistuar që trajner është shumë lehtë me qenë thjesht shkon një garë ulesh në karrige dhe nuk ki presion mirëpo duhet të them që është krejtësisht e kundërta”, tha Kelmendi.