Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Maldini e konfirmon interesimin e Chelseat për Leaon

Gazeta10
15 September 2022 - 13:43

Rafael Leao duket se shumë shpejt do të ndërrojë ambient, shkruan Gazeta10.

Portugezi së fundmi kishte refuzuar ofertën e Milanit për rinovimin e kontratës dhe e ardhmja e tij duket larg “San Siros”.

23-vjeçari tash e një kohë është nën vëzhgimin e Chelseat, të cilët e duan me çdo kusht transferimin e tij.

Interesimin e Chelseat për Leaon e ka konfimuar edhe drejtori sportiv I Milanit, Paolo Maldini.

“Rinovimi i kontratës me Leaon është një problem që e kemi hasur disa muaj më parë. Rafa e di se të bëhet edhe më i fortë se që është tash duhet të qëndrojë me ne. Një ofertë zyrtare nga Chelsea nuk ka ardhur, por e dimë se ka interesim të vazhdueshëm nga ta për Leaon.” deklaroi Maldini.

Sulmuesi portugez është duke kaluar nëpër një formë të lartë dhe është shndërruar në lojtarët kyç të kampionit në fuqi të Italisë.

Këtë sezon ai ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në tetë ndeshjes me ‘Rossonerët’. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.