
Ish-drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini ka rrëfyer për punën e tij gjatë qëndrimit në Milanello.
Ai ka treguar qysh kishte bërë përpjekje për të nënshkruar me yllin argjentinas, Lionel Messin.
Ish-lojtari dhe drejtori teknik zbuloi se kishte punuar për dhjetë ditë për të nënshkruar me Messin.
“Për dhjetë ditë, u përpoqa ta sjell Messin në Milano, por më pas e kuptuam se ishte e pamundur”, tha Maldini.

Kjo sipas tij, kishe ndodhur në vitin 2021, kur Messi u largua nga Barcelona për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain në një transferim të lirë, raporton gazeta10.
Maldini u lirua nga detyrat e tij si drejtor teknik i Milanit në qershor të këtij viti, së bashku me drejtorin sportiv Ricky Massara.
Maldini është ende papunë dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të marrë një tjetër punë së shpejti, pasi është lidhur për një kalim të Manchester United. /Gazeta10/