
Analistja Afërdita Maliqi, ka thënë se kërkesa e 100 eurove nuk po plotësohet sepse sipas saj, Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti për shkak se në krye të SBAShK-ut është Rrahman Jasharaj.
Maliqi në Info10, ka deklaruar se po të ishte dikush tjetër në krye të kësaj sindikate, kjo do të ishte zgjedhur sepse do të kishte pasë dialog mes Qeverisë dhe SBAShK-ut, raporton Gazeta10.
“Mendimi është që Kurti më shumë e ka me Kryetarin e SBAShK-ut, sesa që e ka me komplet cështjen. Nëse Kryetar i SBAShK-ut do të ishte dikush tjetër kjo cështje do të ishte zgjedhë, sepse do të kishte pasë dialog mes Qeverisë dhe SBAShK-ut. Në pikën ku jemi, ai e ka ndërtu një muri, dhe të tjerët po vuajnë për teke të Kurtit”, ka thënë ajo./Gazeta10