
Imami i xhamisë në Lagjen e Spitalit, Labinot Maliqi ka njoftuar se sot ka pritur pjesëtarët e Task Njësisë Britanike të KFOR-it.
“I falënderova përzemërsisht për shërbimin e tyre të çmuar, përkushtimin dhe profesionalizmin, si dhe për kontributin e çmuar që KFOR-i vazhdon të japë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
Falënderim i veçantë për Mbretërinë e Bashkuar, mike dhe aleate e dëshmuar e Kosovës, për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj vendit dhe popullit tonë.
Pjesëtarëve të kësaj njësie u dëshiroj shëndet, mbarësi dhe suksese të mëtejshme në misionin e tyre”, ka shkruar ai në rrjetin social në Facebook./GAZETA10