Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta mos e diskriminojë Komunën e Malishevës pasi kjo komunë është përballur me 20 orë reduktime, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ky është viti i dytë me radhë që pikërisht në dimër ata po përballen me një reduktim të tillë.
Më tej, ai i ka bërë thirrje kryeministri Kurti, ministers Rizvanolli, KEDS-it si që të marrin masa urgjente për furnizim me energji.
Tutje, ai ka kërkuar që të mos diskriminohen sepse nuk do ta durojnë poshtërimin që po u bëhet.
Këut keni postimin e plotë:
“Të dashur qytetarë, e nderuar mërgatë, biznese të respektuara,
Është viti i dytë më radhë që pikërisht në sezonin e dimrit, Malisheva bashkë me qytetarët e saj, mërgimtarët dhe bizneset, marrin goditjen më të rëndë të mundshme, atë të mungesës së energjisë elektrike, për më shumë se 20 orë pa rrymë.
I bëj thirrje kryeministrit Kurti, ministres Rizvanolli, KOSTT-it/KEDS-it, që të marrin masa urgjente, që Malisheva të furnizohet me energji elektrike, në mënyrë të barabartë si çdo komunë e Kosovës.
Mos na diskriminoni, por veproni sepse qytetarët e Malishevës, nuk e durojnë poshtërimin që po ua bëni”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10