
Klubi i Mallorca-s ka paralajmëruar një dokumentar në lidhje me sezonet e fundit të tyre.
Përmes një postimi në faqen e tyre në Twitter, Mallorca ka bërë një promo të shkurtë lidhur me dokumentarin që thuhet që do të dalë së shpejti.
🔜 👺 pic.twitter.com/nn7auRxdBV
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) November 3, 2022
Në këtë video janë momentet më të mira të klubit, trajneri e tifozët, derisa kur radha vjen te futbollistët, më i fokusuari është Vedat Muriqi.
Golat e tij, momentet e tij janë xhiruar në video, ndërsa pjesë e saj është edhe qyteti i Prizrenit dhe stadiumi i Lirisë, ku edhe nga e filloi bomberi kosovar, Muriqi.
Kujtjomë që Muriqi ka hyrë në zemrat e tifozëve të Mallorca-s me paraqitjet e tij.
Në këtë sezon, Muriqi ka shënuar gjashtë gola, duke e ndihmuar klubin të renditet në vendin e 12-të.