Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City dërgon ofertë për Lucas Paqueta

Gazeta10
09 August 2023 - 11:20

Manchester City është futur befasisht në garë për transferimin e mesfushorit brazilian Lucas Paqueta.

Mesfushori brazilian mund të largohet nga West Ham United vetëm pas një viti qëndrim në Londër.

‘Çekanët’ shpenzuan 42 milionë euro për transferimin e tij nga Lyon dhe Paqueta ka pasur një sezon mjaft të mirë.

25-vjeçari ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare me fanellën e West Ham duke realizuar pesë gola e duke asistuar në shtatë të tjerë.

Pep Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë brazilianin dhe ka kërkuar transferimin e tij në Etihad Stadium.

Ka qenë mediumi brazilian ‘Globo Esporte’ që ka dhënë lajmin se City ka bërë ofertë prej 70 milionë euro për transferimin e Paquetas.

Mbetet të shihet nëse West Ham do ta lejoj largimin e një tjetër ylli pas atij të Declan Rice, edhe pse oferta është jashtëzakonisht e lartë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.