Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City dhe Interi sigurojnë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

Gazeta10
14 March 2023 - 23:00

Manchester City dhe Interi janë dy çerekfinalistët e radhës të Ligës së Kampionëve për këtë edicion. Manchester City triumfoi me rezultat të thellë 7-0 kundër Leipzigut, ndërsa Interit i mjaftoi një barazim pa gola kundër Portos për të kaluar tutje.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Etihad Stadium”, Manchester City e turpëroi Leipzgun me fitore të thellë, ku ylli i kësaj mbrëmje ishte padyshim Erling Haaland që realizoi pesë gola.

Haaland shënoi dy gola brenda dy minutave për t’i dhënë skuadrës së tij epërsi të dyfishtë pas 24 minutave lojë.

Norvegjezi e kompletoi “Hat-Trickun” në përfundim të pjesës së parë.

City vazhdoi me lojë ofanzive edhe në pjesën e dytë dhe realizuan golin e katërt me anë të mesfushorit Ilkay Gundogan.

Deri në fund të ndeshjes, “Erling Haaland realizoi edhe dy gola të tjerë për të kompletuar “Manitan” në këtë ballafaqim.

Për golin e shtatë në këtë ndeshje u përkujdes Kevin De Bruyne, i cili realizoi në minutat e fundit të takimit.

Në anën tjetër, Interi vuajti shumë në Portugali, por në fund arriti të nxjerrë një barazim pa gola që i siguroi kalimin në çerekfinale.

Porto e dominoi këtë ndeshje gjatë gjithë kohës, por nuk arriti që të gjejnë rrugën e golit dhe kështu “Nerazzurët” arritën kalimin në mesin e tetë skuadrave më të mira të Evropës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.