
Declan Rice në afatin kalimtar veror pritet të largohet nga West Hami, por jo edhe nga Premierliga.
Rice raportohej se ishte shumë afër kalimit te Arsenali, por West Hami deri më tani ka refuzuar dy oferta për të nga “Topçinjtë”.
Siç raportojnë mediat angleze, kampioni i Ligës Premier, Manchester City është futur seriozisht në garë për shërbimet e reprezentuesit anglez.
Pep Guardiola është në kërkim të një mesfushori si zëvendësues të Gundogan, i cili është larguar nga City dhe do t’i bashkohet Barcelonës në ditët në vazhdim.
Për shërbimet e Rice, West Hami raportohet se nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro.
24-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të West Hamit, ndërsa është promovuar në ekipin e parë në vitin 2017.
Mesfushori anglez ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 50 ndeshje të luajtura në të gjitha garat në edicionin e kaluar.
Rice fitoi Ligën e Konferencës në edicionin e kaluar, që ishte trofeu i tij i parë si futbollist profesionist.