Sport

Manchester City interesohet për Raphinhan

Gazeta10
20 Janar 2025 - 11:06

Raphinha po kalon në formë jetësore këtë edicion me Barcelonën.

 

Sulmuesi brazilian ka shpërthyer këtë edicion nën urdhërat e Hansi Flick, duke qenë njëri nga sulmuesit më në formë këtë sezon.

 

28-vjeçari ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 11 asistime këtë sezon deri më tani, në 29 ndeshje të zhvilluara.

 

Manchester City është skuadra që ka shprehur interesim për sulmuesin anësor, raporton El Nacional.

 

Lojtari përlqehet shumë nga Pep Guardiola, i cili e do atë me çdo kusht në skuadrën e tij.

 

Gjithnjë sipas mediave spanjolle, “Qytetarët” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 100 milionë euro për ta rikthyer atë në futbollin anglez.

 

Barcelona shpenzoi 58 milionë euro për ta transferuar Raphinhan nga Leeds United në vitin 2022.

 

Braziliani ka kontratë me klubin katalan deri në qershor të vitit 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 80 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.