Manchester City në verën e ardhshme është gati të bëjë një transferim “bombë” për të gjetur zëvendësuesin e Kevin De Bruynes.
“Qytetarët” raportohet të jenë të interesuar për shërbimet e senzacionit të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz.
21-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, i cili e do atë me çdo kusht në ekipin e tij.
Mediat në Angli raportojnë se City janë të gatshëm të ofrojnë rreth 150 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit gjerman.
Përveç Wirtzit, në listën e dëshirave të kampionit të Anglisë është edhe lojtari tjetër që luan në Bundesligë, Jamal Musiala.