
Manchester United ka arritur ta mposht Nottingham Forest me rezultat 3-0, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 17 të Premierligës.
‘Djajtë e Kuq’ pothuajse e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund dhe arrin fitore më se të merituar.
Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Marcus Rashford, i cili shënoi pas asistimit nga Christian Eriksen.
Rashford ishte protagonist edhe te goli i dytë i Unitedit, ku vetëm pak minuta më vonë arriti të asistoi për Anthnoy Martial që dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij.
Goli i Martial ishte i fundit në pjesën e parë të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Unitedi vazhdoi me dominimin e ndeshjes dhe golin e tretë arritën ta gjenin në minutën e 87-të, golashënues ishte mesfushori Brazilian, Fred.
Me këtë fitore Manchester United arrin kuotën e 29 pikëve dhe renditet në pozitën e pestë, ndërsa me këtë humbje Nottingham Forest mbetet në pozitën e 19 me vetëm 13 pikë të grumbulluara.