Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United bën gati ofertën për Ousmane Dembele

Gazeta10
19 March 2023 - 19:46

Skuadra e Manchester United ka shprehur interesim për ta transferuar Ousmane Dembele në Old Trafford gjatë afatit kalimtar veror.

Siç raporton mediumi spanjoll Fichajes, drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 44 milionë eurosh për sulmuesin francez.

27-vjeçari u transferua tek Barcelona në vitin 2017 nga Dortmund për shumën e 140 milionë eurove.

Këtë sezon, ai është paraqitur në 28 ndeshje me fanellën e Barcelonës, ku ka shënuar 8 gola e ka dhuruar 7 asistime.

Manchester United më herët ka transferuar Wout Weghorst dhe Marcel Sabitzer që të dy në formë huazimi.

“Djajtë e Kuq” momentalisht gjenden në pozitën e 3-të në Premier League me 50 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.