
Mesfushori anglez, Mason Mount nga sot e tutje do të jetë pjesë e Manchester United.
Mount vjen te Unitedi nga skuadra tjetër angleze, Chelsea, për shumën e 60 milionë funteve.
24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Djajtë e Kuq”, e cila e mban atë në “Old Trafford” deri në verën e vitit 2028.
Mesfushori me tipare ofanzive ishte pjesë e grupmoshave të reja të Chelseat, ndërsa është promovuar në ekipin e parë të “Bluve të Londrës” në vitin 2019.
Me herët ai ka qenë i huazuar te skuadrat si Vitesse dhe Derby County.
Mount ishte shpallur lojtari i vitit te skuadra londinez në edicionin 2020/21 dhe 2021/22.
24-vjeçari me Chelsean fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.
Mesfushori ka debutuar me kombëtaren e Anglisë në vitin 2019 dhe deri më tani ka zhvilluar 36 ndeshje me “Tre Luanët” prej të cilave ka realizuar edhe pesë gola.