
Manchester United ka refuzuar ofertën hapëse të Galatasaray për mesfushorin Fred, pasi ka qenë “nënpritshmëri”.
Braziliani pritet të largohet nga “Old Trafford” këtë verë, me Erik ten Hag që veçse e “konfirmoi” duke kompletuar transferimin e Mason Mount nga rivali Chelsea.
Galatasaray ka qenë skuadra e parë që ka bërë ofertë zyrtare për Fred, mirëpo që është refuzuar menjëherë nga 20 herë kampioni i Anglisë.
Gazetari italian Fabrizio Romano shkruan se oferta e gjigantit turk është vlerësuar si shumë e ulët nga Unitedi.
Man United ëndërron ta shesë Fredin për 20 milionë funte, por deri më tani asnjëri nga klubet e interesuara nuk ka dhënë sinjale që mund ta paguajë as një vlerë të afërt
me kërkesat e klubit.
Fred iu bashkua Man Unitedit nga Shakhtar Donetsk në vitin 2018, në një marrëveshje me vlerë 47 milionë funte.
Forma e tij vazhdoi të binte duke bërë 213 paraqitje, edhe pse edicionin e kaluar pati një rol të rëndësishëm me Man Unitedin që e fitoi Carabao Cup.
Për brazilianin interesim përpos Galatasaray ka shprehur edhe Fulhami, disa klube tjera nga Premierliga dhe nga Arabia Saudite.