Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United triumfon ndaj Nottingham Forest në Carabao Cup

Gazeta10
25 January 2023 - 22:52

Manchester United ka arritur fitore kundër Nottingham Forest, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup.

“Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi qysh në minutën e gjashtë, me golin e shënuar nga Marcus Rashford.

Në fund të pjesës së parë, Unitedi dyfishoi epërsi me Wout Weghorst, i cili shënoi golin e parë me fanellën e klubit anglez.

Në pjesën e dytë, Unitedi shënoi edhe një herë tjetër me anë të Bruno Fernandes, për epilogun përfundimtar të ndeshjes, Nottingham Forest – Manchester United 0-3.

Me këtë fitore, Manchesteri është me një këmbë në finale të Carabao Cup.

Ndeshja e kthimit luhet më 1 shkurt në “Old Trafford”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.