Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchesteri është i kaltër, djelmoshat e Guardiolas triumfojnë me rikthim

Gazeta10
03 Mars 2024 - 18:29

Manchester City ka fituar me rikthim ndaj skuadrës rivale, Manchester United.

Djelmoshat e Guardiolas e panë vetën në disavantazh prej 0-1, me golin e shënuar nga Marcus Rashford.

Pjesa e parë përfundoi në të mirë të “Djajve të Kuq”, mirëpo ajo e dyta ishte komplet e Manchester Cityt.

Fillimisht, për golin e barazimit u përkujdes Phil Foden, gjersa po i njejti shënoi edhe golin e dytë.

Golin  e tretë për Cityn dhe epilogun e takimit e shënoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland.

City vazhdon ndjekjen e Liverpoolit, duke u renditur i dyti në tabelë me 62 pikë, teksa Manchester United zë vendin e gjashtë me 44 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.