
Manifesta Biennial organizon mbrëmje të poezisë me Erivina Halilin, raporton Gazeta10.
Manifesta14 ka bërë të ditur se ky aktivitet mbahet nesër në orën 18:00 në Qendrën për Praktikë Rrëfyese.
“Na u bashkohuni për një natë të mrekullueshme”, thuhet në njoftimin e tyre.
Këtu keni postimin e plotë:
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në mbrëmjen e poezisë, nesër në orën 18.00 në Qendrën për Praktikë Rrëfyese me Ervina Halilin që do të shoqërohet nga Astrit Stafai që do të luajë në instrumentin Ud.
Duke patur kujtime të dashura gjatë kohës kohës që kalonte në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” që tanimë është Qendra për Praktikë Rrëfyese, Halili do ta nisë këtë mbrëmje duke lexuar disa poezi që i ka shkruar kur ka qenë pjesë e Klubit të Shkrimtarëve të Rinj.
Na u bashkoni, për një natë të mrekullueshme!”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10