Lajme

MAPL ndanë 10.5 milionë euro për projekte në komuna

Gazeta10
14 Gusht 2022 - 8:39

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL, ka njoftuar se ka ndarë 10.5 milionë euro për projekte në komuna.

Përmes një njoftimi për medie, kjo ministri ka njoftuar se janë nënshkruar edhe 65 marrëveshje me komunat. 

“Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar komunave. Në momentin që projektet realizohen në teren nga komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimet e buxhetit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. / Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.