Lajme

Maqedonci në Shqipëri: Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë

Gazeta10
07 Janar 2025 - 14:20

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se ka qenë prezent në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher.

Maqedonci përmes një postimi në “Facebook” njoftoi se në kursin që është zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher ka pas edhe pjesëtar të FSK-së.

“Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Pirro Vengu, sot kisha nderin që të marr pjesë në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher. Ushtarakët nga Kosova pas përfundimit me sukses të këtij kursi tejet sfidues, do të kenë mundësinë që njohuritë e shkathtësitë e fituara t’i vënë në funksion të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrojtjes së vendit” njoftoi Maqedonci.

Maqedonci shkroi se “Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.