Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Maqedonci pret nesër zyrtarin e lartë amerikan të Mbrojtjes – takim me ceremoni zyrtare në Prishtinë

Gazeta10
01 Gusht 2025 - 20:41

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nesër do të presë në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jason Baker. Kështu bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media.

Pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00.

“Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë takim i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.