Sport

Maqedonia e Veriut gati për sfidën ndaj Letonisë

Gazeta10
13 Nëntor 2024 - 16:11

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll po përgatitet për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ndeshje këto që luhen këtë nëntor.

“Verdhekuqtë” ditë më parë kanë filluar me stërvitje në qendrën stërvitore të FFM-së dhe sot sonte do të përgatisin edhe strategjitë e fundit për ndeshjen e parë ndaj Letonisë, përballje që do të luajnë të enjten (14.11.2024), e njëkohësisht me mendje janë edhe të dueli i të dielës, kur përballë do të kenë përfaqësuesen e Ishujve Faroe.

Përfaqësuesja e vendit tonë sonte zhvillon seancën e fundit stërvitore, ndërsa nesër në Arenën “Todor Proeski” me fillim nga ora 20:45 do të luajë ndeshjen kundër përfaqësueses së Letonisë.

Risi në formacion e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është Behar Fetahi, i cili luan te Domzhale, gjithashtu edhe Sefer Emini,  Lirim Qamili, Visar Musliu, Isnik Alimi, Ezgjan Alioski dhe kapiteni Enis Bardhi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.