Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Marc Guehi e do vetëm kalimin te Liverpooli

Gazeta10
26 August 2025 - 11:02

Liverpool mund të bëjë edhe një ap dy goditje deri në mbylljen e afatit kalimtar veror.

 

Situata e Alexander Isak është ende e paqartë, pasi e gjitha do të varet nga Neëcastle United, që deri më tani nuk e ka lejuar largimin e tij.

 

Por, “The Reds” mund të përforcohen edhe mbrojtje me reprezentuesin anglez, Marc Guehi.

 

Guehi që është pjesë e Crystal Palace i ka bërë më dije klubit se nuk largohet këtë verë do të jetë vetëm në drejtim të Liverpoolit.

 

Liverpooli ka bërë disa përpjekje për mbrojtësin anglez, por Palace kërkon të paktën 50 milionë euro për largimin e tij.

 

25-vjeçari ka kontratë me Crystal Palace deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe klubi londinez mund të përfitojë tani nga shitja e tij, apo ta lejojë të largohet me parametra zero vitin e ardhshëm.

 

Në vitin 2021, Guehi erdhi te Crystal Palace nga Chelsea për shumën e 23 milionë eurove.

 

Ditët në vijim do të kuptohet nëse Guehi do të kalojë në “Anfield” këtë verë, apo ky operacion do të shtyhet deri në fillim të sezonit të ardhshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.