Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Marca: Vinicius do ta fitojë Topin e Artë

Gazeta10
24 September 2024 - 13:05

Gazeta spanjolle Marca ka raportuar, me një titull të martën, se Vinicius Junior  do të fitojë Topin e Artë këtë vit, një trofe që do të jepet më 28 tetor në Paris.

Pasi Luka Modric dhe Karim Benzema thyen dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit si dy lojtarët e vetëm që fituan Topin e Artë që nga viti 2008, do të jetë sërish një lojtar i Real Madridit, këtë herë brazilian, ai që do të fitojë trofeun më të rëndësishëm në skenën botërore të futbollit.

Sipas Marca, Vinicius Junior ka mposhtur konkurrencën e bashkëlojtarëve të Real Madridit, Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal, si dhe Rodrit, mesfushorit të Manchester Cityt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.