Gazeta10

Marco Asensio mund të kalojë te Roma

Roma ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit spanjoll, Marco Asensio, raporton Gazeta10.

Siç raportojnë mediat italiane, Asensio te Roma pritet të jetë pasuesi i Nicolo Zaniolos, i cili me shumë gjasë pritet të largohet nga kampionati italian gjatë kësaj merkatoje.

Asensio pritet të largohet nga Real Madridi këtë verë, pasi ai nuk bën pjesë në planet e Carlo Ancelottit për këtë edicion.

Asensio poashtu pëlqehet shumë edhe nga trajneri i Romës, Jose Mourinho i cili e do atë në ekipin e tij për të përforcuar fazën ofanzive.

Sulmuesi spanjoll ka kontratë me Real Madridin deri në verë ne vitit të ardhshëm dhe vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro.

26-vjeçari është pjesë e “Los Blancos” që nga viti 2015, ku u transferua nga skuadra tjetër spanjolle Mallorca, për shumën e tre milionë eurove.

Ai ka pasur një karrierë mjaft të pasur me ekipin madrilien, ku ka fituar plot 15 trofe.

Me fanellën madriliene, Asensio ka zhvilluar plot 235 ndeshje deri më tani, prej të cilave ka shënuar 49 gola dhe ka dhuruar 24 asistime. /Gazeta10/

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)