Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Marco Asensio reagon pas zërave për një transferim të mundshëm te Barcelona

Gazeta10
21 September 2022 - 12:57

Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio, ka folur rreth zërave që thonin që ai do të kalojë të Barcelona, shkruan Gazeta10.

Asensio nuk e ka mohuar kalimin e tij te rivali i përbetuar i “Los Blancos”.

“Sinqerisht nuk di asgjë. Jam i fokusuar në të tashme dhe po mundohem të jap maksimumin me kombëtaren dhe ekipin. Nuk e kam vlerësuar e as nuk kam menduar për këtë gjë. Nuk mund të jap përgjigjje” ka deklaruar Asensio.

Asensio nuk ka rinovuar kontratën e tij me Real Madridin dhe në verë ai do të jetë lojtarë i lirë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.