Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mario Ilievski, më i miri i xhiros së 22-të në Superligë

Gazeta10
02 March 2026 - 12:38

Shënoi njërin nga golat më të bukur viteve të fundit në Superligë.

 

Mario Ilievski, sulmuesi i Prishtinës ka fituar sërish epitetin e më të mirit në Superligë, për javën e 22-të.

 

Sulmuesi maqedonas shënoi një gol nga 40 metra për të kaluar Prishtinën në epërsi, në derbin ndaj Dritës.

 

Ndeshja në “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.

 

Pasi mori këtë çmim, Mario u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

 

“Fillimisht, faleminderit për vlerësimin. Kam shënuar një gol të çmendur dhe nuk dija as si të veproja; vetëm kam vrapuar tek fansat që të festojmë bashkë. Është një gol që nuk shënohet çdo herë.

Kemi edhe 14 ndeshje dhe çdo ndeshje është një finale për ne. Nuk jemi të lumtur me rezultatet, sepse e dimë që mund të bëjmë më mirë e më mirë, por do të luftojmë në çdo ndeshje që të dalim në vendin e parë.

Dua këtë çmim t’ua dedikoj tifozëve “Plisat”, të cilët na dhuruan një atmosferë të zjarrtë dje dhe shpresoj që do të jenë në çdo ndeshje për të na dhuruar një atmosferë të tillë.”

 

Ky ishte goli i 10-të për sulmuesin 23-vjeçar deri më tani këtë edicion.

 

Prishtina renditet në pozitën e tretë në Superligë, me 37 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.