
Mark Clattenburg është detyruar të lë punën e tij si kreu i komitetit të arbitrave në Egjipt për shkaqe sigurie, pasi që dyshohet se ka marrë kërcënime nga mbështetesit e Zamalek dhe sulme personale nga presidenti i këtij klubi.
Ish-gjyqtari i Premier League, mori këtë rol në gushtin e kaluar, me detyrën e rritjes së performancave të referëve në këtë vënd.
Kritika të ashpra ka marrë edhe nga presidenti i Zamalek, Mortada Mansour, klub i cili është 14 herë fitues i ligës në Egjipt. Ai pretendonte gabimisht se 47-vjeçari kishte lënë gruan e tij për një lidhje homoseksuale.
Ish-arbitri ishte ankuar duke thënë se nuk i ishin paguar dy pagat e fundit nga 35 mijë euro në muaj.
Federata Egjiptiane e Futbollit ka konfirmuar se Clattenburg ka dhënë dorëheqje, mirëpo thëksojnë se largimi i tij ende duhet të rishikohet.
Bordi i Drejtorëve të Federatës Egjiptiane të Futbollit do të mbajë një mbledhje urgjente të mërkurën, për të vendosur për dorëheqjen e Clattenburg.