Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Marrëveshja për targat, Petkoviq: Nuk ka politikë ndëshkuese nga Albin Kurti

Gazeta10
24 November 2022 - 9:56

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se me marrëveshjen për targat nuk ka politikë ndëshkuese nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta10.

Ai ka thënën se nuk do të ketë gjoba prej 150 eurosh.

Më tej, Petkoviq ka thënë se me këtë marrëveshje Serbia e ka ruajtur paqen si dhe popullin në veriun e Kosovës.

“Me këtë marrëveshje, duke filluar nga ora tetë, nuk ka gjoba prej 150 eurosh nga Albin Kurti dhe nuk ka politikë ndëshkuese në të gjitha fazat e tjera që kanë qenë pjesë e vendimit të Albin Kurtit lidhur me procesin e riregjistrimit këtë marrëveshje, ne e ruajtëm paqen dhe arritëm të ruajmë popullin tonë në veri të Kosovës dhe Metohisë”, tha Petkoviq, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.