Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

MASHT-i e vlerëson se mbarëvajtja ishte e suksesshme, sërish testi shpërndahet në internet

Gazeta10
24 June 2023 - 20:00

Raporti: Viola Korça
Këtë të shtunë u mbajt testi i Maturës Shtetërore, në të gjitha Komunat e Kosovës. Maturantët para testit u shprehën se janë përgatitur mjaftueshëm dhe presin rezultate maksimale. Derisa MASHT-i e vlerësoi se mbarvajrja ka qenë e suksesshme. Por edhe këtë vit testi u shpërnda nëpër rrjete sociale.

Rreth 21 mijë maturantë të Kosovës i’u nënshtruan testit të Maturës Shtetërore këtë të shtunë.

Në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë testit i’u nënshtruan mbi 150 maturantë. Disa nga ta para provimit u shprehën se janë përgatitur mjaftueshëm dhe se do të arrijnë pikët maksimale.

Maturanti Elton Puka deklaroi se është përgatitur për testin e maturës dhe se testi është rezultat i shkollës së mesme.

Por, ndryshe u shpreh maturantja tjetër, Teida Ferita, e cila tha se testi i maturës nuk është rezultat i shkollave.

Por edhe këtë vit, raportohet se testi u shpërnda në rrjete sociale, ku maturantët kërkuan ndihmë për përgjigjet.

Ndërkaq, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë thënë se provimi ka përfunduar me sukses.

Derisa kanë njoftuar se ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave.

“KShM njofton se, Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve. Ndër të tjera, KShM bën të ditur se sipas raporteve të administratorëve në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave”.

MAShT-i ka bërë të ditur se rezultatet e provimit të maturës shtetërore pritet të shpallen më datën 3 korrik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.