Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MAShT-i kërkon zëvendësimin e orëve nga kjo e shtunë

Gazeta10
13 October 2022 - 20:04

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar se 15 tetori është ditë mësimi për klasat nga 1 deri 8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat. Kjo ministri ka thënë se e shtuna do të jetë ditë punë për mësimdhënësit. Por, një gjë të tillë e kanë kundërshtuar nga SBASHK-u. Kryetari Rrahman Jasharaj ka thënë se të shtunën nuk do të mbahet mësimi. Edhe nga Këshilli i Prindërve kanë thënë se të shtunave nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla.  

Raporti: Viola Korça, Kamera: Aid Bërkolli.

Edhe pas pezullimit të grevës, po vazhdojnë mospajtimet ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut, por kësaj radhe për çështjen e zëvendësimit të orëve.

Kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj e ka quajtur të ngutshëm vendimin e ministres Arbërie Nagavci, për kompensimin e orëve të humbura, duke filluar nga kjo e shtunë.

Jasharaj ka thënë se e shtuna do të jetë ditë pushimi, e jo ditë pune për mësimdhënësit.

Kreu i SBASHK-ut ka kërkuar nga Qeveria që t’i lë anash inatet dhe të ulet për dialog, për të arritur marrëveshje për kërkesat e tyre.

Në anën tjetër, nga Ministria e Arsimit shprehen të vendosur për kompensimin e orëve të shtunave, derisa çdo diskutim për mosmbajtje të mësimit e quajnë të dëmshme, qëllimkeqe dhe tendencioze.

Për mbarëvajtjen e procesit mësimor, MASHTI ka thënë se do të angazhohet edhe Inspektorati i Arsimit.

Por, përveç SBASHK-ut kundër zëvendësimit të orëve edhe të shtunave ka dal edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Nga ky këshill kanë thënë se të shtunën nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla.

Ditë më parë, Ministria e Arsimit kishte publikuar kalendarin e vitit të ri shkollor, ku parashihte zëvendësimin e 22 ditëve të mësimit që u humbën në shtator shkaku i grevës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.