Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

MASHTI insiston në propozimin e tyre për kompenzimin e orëve, të shtunën ka mësim

Gazeta10
13 October 2022 - 13:35

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se të shtunën do të ketë mësim, raporton Gazeta10.

Ky njoftim përkon me propozimin e MASHTI-it për mënyrën e kompenzimit të orëve të humbura gjatë grevës në arsim.

Tutje, në njoftim thuhet se të gjitha shkollat duhet të organizohen kështu si e kërkon MASHTI.

Më tej, bëhet e ditur se secili diskutim tjetër rreth mosmbajtjes së mësimit është i dëmshëm dhe tendencioz.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Njoftim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive e ka rishikuar kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 dhe i ka njoftuar me kohë të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit në lidhje me këto ndryshime.

Bazuar në ndryshimet në kalendarin e rishikuar, ju informojmë se dita e shtunë, datë 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat.

Gjatë një muaji të grevës, janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 përqind e ditëve të vitit shkollor të cilat duhet të zëvëndësohen. Për shkak të çrregullimeve në pandemi, humbjet në arsim në Kosovë janë shumë të mëdha, derisa këto humbje janë shtuar edhe më shumë për shkak të grevave.

Muajt në vijim mund të ketë çrregullime potenciale që mund të shkaktohen nga problemet e furnizimit me energji elektrike andaj, çdo diskutim për mosmbajtje të mësimit, është jo vetëm i dëmshëm, por edhe qëllimkeq e tendencioz.

MASHTI kërkon që të gjitha shkollat të organizohen sa më mirë për mbajtjen e orëve të humbura për shkak të grevës, ashtu siç e parasheh kalendari i rishikuar.

Inspektorati i Arsimit do të jetë në terren dhe do ta mbikqyrë zbatimin e kalendarit të vitit shkollor.

Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive për sigurimin e organizimit dhe mbarëvajtjes së mësimit në arsimin parauniversaitar, presim që komunat të sigurohen për realizimin e kalendarit shkollor duke filluar nga kjo e shtunë”, thuhet në njoftimin e MASHT-it. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.