Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mason Mount dëshiron kalimin tek Bayern Munchen

Gazeta10
31 March 2023 - 11:28

Mesfushori i Chelseat, Mason Mount ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar në Bundesligën gjermane tek gjiganti bavarez Bayern Munchen.

Siç raportojnë mediat angleze, Mount dëshiron që të ribashkohet me trajnerin Thomas Tuchel dhe i ka dhënë prioritet lëvizjes në Gjermani.

Tuchel i cili më herët ishte trajner i ekipit londinez, u emërua ne krye të stolit të Bayern pasi këta të fundit vendosën të ndërprejnë bashkëpunimin me Julian Naglesmann.

Trajneri gjerman ishte një admirues i madh i mesfushorit gjatë periudhës sa ishte duke udhëhequr “Blutë e Londrës”, duke e bërë atë një ndër lojtarët kyç të ekipit në sezonin ku ata e fituan Ligën e Kampionëve.

E njëjta situatë nuk qëndron me trajnerin e tanishëm Graham Potter, i cili i ka dhënë 24-vjeçarit mundësinë për të luajtur 90 minuta të plotë në vetëm 2 ndeshje këtë sezon që prej se filloi futbolli me klube pas përfundimit të Botërorit në fund të dhjetorit.

Mason Mount ka kontratë me Chelsean deri në qershor të 2024-ës.

Këtë sezon, ai është paraqitur në 32 ndeshje në të gjitha garat, ku ka kontribuar me 3 gola e 6 asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.