Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Masteri i xhudos në Izrael, Distria në finale lufton për të artën

Gazeta10
20 December 2022 - 15:59

Distria Krasniqi e kërkon medaljen e artë në ngjarjen e dytë më të madhe të vitit në xhudo.

Distria është kualifikuar në finale të Mastersit në Jerusalem. Ajo në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kilogramë e mposhti hungarezen Reka Pupp. Hungarezja pësoi tri dënime dhe kështu Distria fitoi me Ippon.

Në fakt xhudistja kosovare ka dominuar plotësisht. Ka realizuar dy hedhje, por pa pikë të fituara për shkak të zhdërvjelltësisë së Puppit. Në finale Distria takohet me britaniken Chelsie Giles.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.