
Në spektaklin pas finales së Big Brother VIP Albania, “Post Big Brother VIP”, Mateo dhe Selin janë përfshirë në një debat të fortë lidhur me meritën e fitores.
I pyetur nga moderatori Ledion Liço nëse Selin e meritonte çmimin, Mateo u shpreh se, sipas tij, loja e saj ka qenë e kufizuar, duke e lidhur kryesisht me raportin me Mirin dhe debatet brenda shtëpisë. Nga ana tjetër, Selin reagoi e zhgënjyer, duke theksuar se gjatë qëndrimit në shtëpi Mateo kishte mbajtur një qëndrim tjetër ndaj saj.
Debati u zgjerua edhe me ndërhyrjen e opinionistëve dhe ish-banorëve. Monika kritikoi lojën e Mateos, duke pretenduar se ai ka ndikuar negativisht në rrjedhën e lojës së Brikenës. Ndërkohë, vetë Brikena pranoi se raporti me Mateon ka ndikuar në fokusin e saj, por shtoi se Selin e ka merituar fitoren për mënyrën si ka përballuar sulmet dhe ofendimet.
Tensionet vijuan edhe mes Selin, Rogertit dhe Edisës, duke rikthyer përplasjet e vjetra nga shtëpia dhe duke treguar se rivalitetet mbeten ende të forta edhe pas përfundimit të spektaklit.