
Analisti politik, Halil Matoshi kritikoi deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci për paralizën politike në vend tash e sa muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
Sipas Matoshit, me zhvillime të shumta, urgjente brenda dhe jashtë shtetit, Kosova ka mbetur ka Qeveri.
“Përfaqësuesja e BE-së në Shkup e bëri të qartë se ne nuk kemi me kë të bisedojmë në Prishtinë, e 900 milionët e BE-së për rritje të Ballkanit munden me na humb. Kjo është një, dy, kemi dhunë të shfrenuar policore në jug të Kosovës, askush nuk merr përgjegjësi, tjetër nga DASh që thotë se mund të ndodh që të fokusohet dialogu Kosovë-Serbi tek SHBA-të por në Prishtinë s’kemi ndonjë adresë, e problemi jonë si qytetarë të Kosovës janë këto”, tha ai në Politiko.