Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi: Diasporës ia kisha heq të drejtën e votës, absurde me ndiku jetën tonë në Kosovë

Gazeta10
19 November 2024 - 20:42

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun, ka komentuar tubimet e liderëve të partive politike në diasporë.

Vendimin e partive politike për të shpërfaqur programin e tyre në diasporë, Matoshi e ka cilësuar si “absurd”.

“Diasporës realisht ua kisha hjek të drejtën e votës me automatizëm. Nuk kanë çka lypin ata me ndiku jetën e njerëzve në Kosovë. Mund të bëhet një ligj i posaçëm me i pasë dy përfaqësues, e jo me ndiku jetën e njerëzve që jetojnë këtu”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë gjithashtu se diaspora nuk mund të ndikojë në jetën në Kosovë përmes votës.

“Nuk është as morale. Është shumë absurde ata me ndiku jetën tonë këtu. Është e patolerueshme”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.